Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar takimin në mes të presidentit amerikan dhe atij rus, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme.
Ajo ka paralajmëruar se një nga temat qendrore të këtij takimi mund të jetë Kosova dhe Krimeja.
Në profilin e saj në Facebook”, Tahiri ka shkruar se ky takim mund të jetë një Jaltë e dytë.
“Trump dhe Putini pritet te takohen ne ditet ne vijim, e konfirmuar nga dyja palet – ky takim mund te jet Yalta e dyte – Kosova dhe Krimea do jene tema qendrore gjeopolitike”, ka shkruar Tahiri.
