DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Taksë për banesa të zbrazëta: Propozimi i Besa Shahinit si kandidate për Prishtinën

14 Gusht 2025
A A
Taksë për banesa të zbrazëta: Propozimi i Besa Shahinit si kandidate për Prishtinën
Share on Facebook

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini i ka hyrë garës për kryetare të Prishtinës, nga Partia Socialdemokrate. Në Rubikon të Klan Kosovës, Shahini ka ndarë pikat kryesore të plan programit të cilin do ta shpalosë gjatë fushatës.

Nëse ajo merr e besimin e qytetarëve për ta udhëhequr kryeqytetin, Shahini deklaron se do të vendosë një taksë për banesat që nuk janë duke u shfrytëzuar.

“Duhet të ekzistoj një mekanizëm që banesat e pashfrytëzuara, të futen në treg edhe të lëshohen me qira. Janë dy mënyra. Një është ajo që po bëhet në të gjitha vendet nga Kroacia, Franca e deri në Mbretërinë e Bashkuar, është një taksë për mosshfrytëzim, e cila i frymëzon pronarët që të mos i lënë të zbrazëta. Se ju kushton më shumë që t’i lënë të zbrazëta sesa t’i lëshojnë me qira e të fitojnë diçka”, tha Shahini në Rubikon.

Shahin theksoi se po të lëshohen me qira këto banesa, do të ndikonin në uljen e çmimit të qirasë, teka shtoi se janë tri grupe që kanë banesa të pashfrytëzuara në kryeqytet.

“Edhe investitorët nga diaspora e kanë më të leverdishme t’i lëshojnë banesat me qira edhe fitojnë diçka, sesa t’i lënë të zbrazëta e të amortizohen. Janë tri grupe që kanë banesa të pashfrytëzuara në Prishtinë. Investitorët nga diaspora, pronarët e tokave që i kanë dhënë tokat për ndërtim kanë marrë shumë banesa dhe investitorët vetë, kompanitë ndërtimore që iu mbesin shumë banesa të cilat po të vendoseshin në treg do ta ulnin çmimin”, tha Shahini.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com