Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më efreskëtpasvalës së të nxehtit ekstrem, që sollitemperatura deri në 42.5°CnëKlinë, ku uthye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmëmasat e nxehtajanërikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në34°C.
Megjithatë, të hënën pritet njëpërmbysje e menjëhershmee kushteve të motit.Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga njëciklon i fuqishëm, do të sjellindestabilizim të theksuar atmosferik. Fillimisht, me përjashtim të ndonjërrebeshi të izoluargjatë orëve të paradites,pasditjapritet të karakterizohet ngazhvillime të fuqishme të vranësirave.
Lokalisht, këto do të sjellinrrebeshe intensive shiu,breshërdheshkarkesa rrufesh– disa prej tyrepotencialisht të rënda.Stuhitëmund të shoqërohen meerëra të fortadhebreshër të madhnë zona të izoluara.Temperaturatdo të pësojnë njërënie të ndjeshme, me ulje prej të paktën10-15°C. /MeteoKosova/
