DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​”Të reagojmë urgjentisht”, drejtori i Bayernit përmend Osmanin si talent të humbur nga Gjermania

8 Tetor 2026
A A
​”Të reagojmë urgjentisht”, drejtori i Bayernit përmend Osmanin si talent të humbur nga Gjermania
Share on Facebook

Drejtori i zhvillimit të të rinjve te Bayern Munich, Jochen Sauer, ka ngritur shqetësimin për numrin e madh të talenteve të lindur në Gjermani që po zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera, duke e përmendur në këtë kontekst edhe talentin e Kosovës, Erblin Osmanin.

Në një intervistë për “SPOX”, Sauer ka folur për sfidat me të cilat përballet futbolli gjerman në kalimin e lojtarëve të rinj nga akademitë drejt futbollit profesionist, ndërsa ka theksuar se Gjermania tashmë po përballet me konkurrencë nga federatat e tjera për talentet e saj.

“Ka shumë lojtarë të lindur në Gjermani, të cilët Jürgen Klopp nuk mund t’i ftojë në kombëtare. Vetëm nga Bavaria: Kenan Yildiz, Can Uzun – Turqi. Josip Stanišić – Kroaci. Paul Wanner – Austri. Malik Tillman – SHBA. Dhe ka shumë lojtarë të tjerë nga e gjithë Gjermania”, ka deklaruar Sauer.

Sipas tij, situata ka krijuar një konkurrencë të re mes federatave, të cilës Gjermania duhet t’i përgjigjet me urgjencë.

“Ka tashmë një konkurrencë mes përfaqësueseve, me të cilën duhet të përballemi urgjentisht. Ne e shohim këtë nga afër, përmes numrit të ftesave nga përfaqësuese të ndryshme që marrim për lojtarë individualë”, ka thënë Sauer.

Në mesin e këtyre lojtarëve, ai ka përmendur edhe Erblin Osmanin, mesfushorin e Bayern Munichut, i cili ka lindur në Mynih, por ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në nivel senior.

“Erblin Osmani, i lindur në Mynih, aktualisht është me Kombëtaren A të Kosovës”, ka theksuar Sauer.

Osmani, 17-vjeçar, është produkt i akademisë së Bayern Munichut dhe në mars të këtij viti debutoi me ekipin e parë në Bundesligë. Në verë, Bayerni i zgjati kontratën afatgjatë, ndërsa Sauer në atë kohë e cilësoi si një “produkt të vërtetë të akademisë” së klubit.

Osmani më parë kishte përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat e reja, por tashmë ka bërë debutimin me Kombëtaren A të Kosovës, duke u bërë debutuesi më i ri në historinë e përfaqësueses “Dardane”.

Për Sauerin, problemi nuk qëndron vetëm te përzgjedhja e lojtarëve, por edhe te mënyra se si talentet zhvillohen dhe kalojnë nga futbolli i të rinjve në atë profesionist. Ai thekson se Gjermania duhet t’u krijojë më shumë mundësi lojtarëve të rinj për të luajtur në nivele të larta dhe për të bërë hapin drejt futbollit të seniorëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com