Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një aheng familjar në Vushtrri, ku Policia ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar armë dhe municion.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 20:40, në rrugën “Bahri Kuqi”, ku pas një informate anonime për të shtëna me armë gjatë një dasme, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje.
Gjatë kontrollit, Policia ka konfiskuar një armë të tipit Zoraki (Made by ATAK), kalibër 9 mm, një fishek dhe gjashtë gëzhoja të të njëjtit kalibër.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari Bashkim Mehmeti, (47-vjeçar), i cili është intervistuar nga hetuesit.
Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i është referuar hetuesisë për procedura të mëtejshme.
