DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

16 Gusht 2026
A A
Parashikimi i motit për ditët e fundjavës
Share on Facebook

Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa maksimalet do të arrijnë 28–34 gradë. Të martën priten temperatura më të ulëta, 24–28 gradë, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe rritje të përkohshme të erës.

Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura maksimale deri në 30 gradë. Të enjten dhe të premten temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 33, përkatësisht 34 gradë Celsius. Moti pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta mund të paraqiten rreth zonave malore të enjten.

IHMK-ja paralajmëron se indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, përdorimi i kapelave, syzeve dhe kremit mbrojtës, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve. Kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore, por fermerët këshillohen për kujdes të shtuar të martën, për shkak të mundësisë për stuhi, erëra të forta dhe breshër.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 684)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 494)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (408)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com