DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tentim-vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

13 Gusht 2026
A A
Tentim-vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.A. dhe A.A., të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 13 gusht 2026, rreth orës 06:10, në marketin e pompës së derivateve “Hib Petrol” në Ferizaj.

Dyshohet se D.A. dhe A.A., së bashku me një të mitur, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes A.A. dhe viktimës A.Sh., e kanë përcjellë këtë të fundit me veturë dhe e kanë sulmuar sapo ai ka hyrë në market.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, D.A. dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa A.A. e ka goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. I mituri dyshohet se e ka sulmuar me një shkop druri.

Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Prokuroria bën të ditur se mosmarrëveshja mes A.A. dhe viktimës kishte ndodhur rreth një vit më parë në Zvicër.

D.A. dhe A.A. ndodhen nën masën e ndalimit 48-orësh, ndërsa për ta është kërkuar paraburgim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com