DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga gara për president, vjen reagimi nga Vetëvendosje

14 Shtator 2026
A A
Vetëvendosja nuk do t’ia dijë: nuk ndalet së referuari deputetëve si “ministra”
Share on Facebook

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar pas tërheqjes së kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Gola ka thënë se dështimi i kandidaturave të Feride Rushitit dhe Bekim Sejdiut është “ogur i keq” dhe pasojë e një “trashëgimie të sëmurë politike”.

Sipas tij, në Kosovë bashkëpunimi politik po prodhohet më shumë nga “tenderët, funksionet diplomatike e pazaret”, sesa nga integriteti dhe vlerat profesionale.

Ai ka kritikuar opozitën, duke thënë se refuzimi i kandidatëve të pavarur dhe me reputacion profesional po ia mohon shtetit mundësinë për të pasur figura që do ta nderonin Kosovën brenda dhe jashtë vendit.

“Kur një sistem politik fillon t’i refuzojë njerëzit e vlefshëm pikërisht sepse nuk i detyrohen askujt, atëherë nuk janë kandidatët ata që dështojnë, por sistemi dhe kultura politike”, ka shkruar Gola.

Postimi i plotë:

Deshtimi i dy kandidaturave per president te Kosoves, i nje kandidateje per Nobel, sic ishte Dr. Feride Rushiti, dhe i nje profesori e profesionisti nderkombetarisht te deshmuar, sic ishte Dr. Bekim Sejdiu, jane nje ogur i keq.
Keto jane pasojat e renda te nje trashegimie te semure politike, ku terminalet, tenderet, funksionet diplomatike e aksham pazaret prodhojne bashkepunim politik me shume sesa integriteti, kredibiliteti dhe vlera profesionale.
Erresimi i gjykimit politik nga inati, qe e karakterizoi shumicen derrmuese te deputeteve te opozites, po prodhon nje situate paradoksale: sa me i pavarur te jete kandidati, sa me pak borxhe politike te kete, sa me i respektuar profesionalisht dhe nderkombetarisht te jete, aq me pak duket se i hyn ne pune matematikes se politikes kosovare.
Sepse ketu, me sa duket, para se te jesh i denje per president, duhet te jesh i pranueshem per llogarite e partive.
Ne perpjekje per t’ia mohuar kundershtarit nje sukses politik, opozita po ia mohon shtetit mundesine qe ne krye te tij te kete figura qe do ta nderonin Kosoven brenda dhe jashte vendit. Dhe pastaj ankohemi se pse politika nuk prodhon figura konsensuale. Por figurat konsensuale nuk prodhohen ne terminale, as ne dhoma pazari. Ato ndertohen me dije, integritet, pune dhe reputacion.
Dhe kur nje sistem politik fillon t’i refuzoje njerezit e vlefshem pikerisht sepse nuk i detyrohen askujt, atehere nuk jane kandidatet ata qe deshtojne, por sistemi dhe kultura politike.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 019)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com