Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, lëkundja është regjistruar në orën 20:22.
Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në juglindje të Prizrenit dhe 71 kilometra në veri të Shkupit.
Magnituda e tërmetit ishte 2.2 shkallë. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

