DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Theri me thikë dy persona, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Rahovec

7 Korrik 2026
A A
Theri me thikë dy persona, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Rahovec
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet E.H., i cili dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, pas një incidenti me thikë që ndodhi në Rahovec.

Vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës 22:30, pranë lokaleve “C.B.” dhe “N.Q.B.” në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit. I dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesë vitale të trupit.

Për shkak të lëndimeve të marra, F.M. fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Në të njëjtin incident, sipas Prokurorisë, E.H. dyshohet se ka lënduar edhe një person tjetër, me inicialet E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë. I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 607)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 748)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (351)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com