DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Thirrja e Hotit për protesta, “lajmërohen” nga VV’ja: Mbrojeni LDK-në

20 Qershor 2026
A A
Thirrja e Hotit për protesta, “lajmërohen” nga VV’ja: Mbrojeni LDK-në
Share on Facebook

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për protestë për çështjen e gazit amerikan. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i zgjedhur i LVV’së, Ilir Kërçeli.

Kërçeli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje Hotit “ta mbrojë LDK’në”, duke aluduar në përplasjet e brendshme të këtij subjekti politik, shkruan Insajderi.

“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, deklaroi Kërçeli.

 

Hoti gjatë ditës i ka bërë thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, qytetarëve të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan.

Sipas tij duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje amerikane, Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti.

Hoti tutje shkruan se secili e ka të qartë se ato kundërshtime burojnë nga orientimi antiamerikan i Vetëvendosjes.

“Dhe kjo nuk është gjë e re. LVV-ja ka qenë kundër negociatave të Vjenës që sollën pavarësinë, si dhe kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që hapi rrugën e integrimit evropian të Kosovës”, shkruan Hoti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 568)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 006)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com