DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Time Kadrijaj: Uniforma ime e UÇK-së ishte e larë me gjak, sot më quajnë “bashkëpunëtore të Vuçiqit”

30 Maj 2025
A A
Time Kadrijaj: Uniforma ime e UÇK-së ishte e larë me gjak, sot më quajnë “bashkëpunëtore të Vuçiqit”
Share on Facebook

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar me emocione të forta ndaj akuzave dhe ofendimeve që, sipas saj, po i drejtohen nga përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë Kadrijaj ka rikujtuar kontributin e saj si mjeke në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kishte shërbyer në zonën e Dukagjinit dhe në betejën e Koshares.

“Qindra ushtarë kanë dhënë shpirt në duar të mija. Gjithë ata heronj të Koshares, gjithë ata të plagosur jam marrë me ta. Këto dy duar të mija kanë qenë të lara me gjak. Uniforma ime e UÇK-së ka qenë e larë me djersë, mund e gjak të ushtarëve të UÇK-së,” – u shpreh Kadrijaj.

Ajo tha se ndjehet thellësisht e lënduar kur, për shkak të qëndrimeve të saj politike kundër qeverisjes aktuale, akuzohet padrejtësisht.

“Tash, patrioti që nuk është me VV-në është spiun, e spiuni që është në VV është patriot”, deklaroi Kadrijaj, duke shtuar se “ndjenja është shumë e rëndë kur quhesh bashkëpunëtore e Vuçiqit, ndërkohë që ke dhënë gjithçka për lirinë e këtij vendi.”

Kadrijaj përfundoi duke ritheksuar se nuk do të ndalet së artikuluari kundër, sipas saj, sjelljes përçarëse të kryeministrit Kurti dhe rrethit të tij politik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 665)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com