DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tirana përfshihet nga tensionet – 28 të lënduar nga protesta, mes tyre 19 policë dhe një gazetare

18 Tetor 2026
A A
Tirana përfshihet nga tensionet – 28 të lënduar nga protesta, mes tyre 19 policë dhe një gazetare
Share on Facebook

Protesta e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Tiranë ka lënë të lënduar 28 persona, përfshirë efektivë të Policisë, protestues, një përfaqësuese të medias dhe qytetarë të rastit.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të publikuar më 18 tetor 2026, në orën 21:00, gjithsej 28 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në dy institucione spitalore të kryeqytetit shqiptar.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 23 persona, prej tyre 17 efektivë policorë, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.

Nga këta, një efektiv policor vazhdon të marrë trajtim në urgjencë, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Sipas Ministrisë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë të lënduar të tjerë, dy efektivë policorë dhe tre protestues.

Njëri prej policëve vazhdon të marrë trajtim mjekësor, ndërsa katër personat e tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës dhe këshillave mjekësore.

Ministria ka bërë të ditur se, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona janë shtruar në Spitalin Universitar të Traumës dhe kanë vazhduar të marrin trajtim, përfshirë pesë policë, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias.

Institucioni ka falënderuar ekipet mjekësore për angazhimin në trajtimin e të lënduarve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com