DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tjetër skandal në Serbi, BIA e Vuçiqit përgjonte ilegalisht prokurorinë atje me justifikim për spiunazh

1 Nëntor 2026
A A
Vuçiq flet për përpjekjet e palës serbe që KFOR-i të mos largohet nga Ura e Ibrit

Beograd, 24.10.2022. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic i ambasador Rusije u Srbiji Aleksandar Bocan-Harcenko sastali su se danas u Predsednistvu Srbije. (BETAPHOTO/MILOS MISKOV)

Share on Facebook

Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) dyshohet se ka përgjuar në mënyrë të paligjshme prokurorë të Prokurorisë për Krim të Organizuar (JTOK), përfshirë edhe drejtuesin e saj, Mladen Nenadiq.

Sipas një hulumtimi të publikuar të dielën nga mediumi serb Radar, përgjimi ishte bërë me arsyetimin se prokurorët dyshohej se ishin të përfshirë në spiunazh. Megjithatë, sipas burimeve të këtij mediumi, arsyeja e vërtetë e mbikëqyrjes lidhej me hetimet për rastin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona,.

Sipas Radar, BIA kishte përgjuar telefonat e disa prokurorëve dhe kishte përcjellë edhe komunikimet e tyre elektronike. Kjo u kishte mundësuar zyrtarëve të agjencisë të merrnin informacione për takimet, veprimet dhe planet e prokurorisë në hetimet për rastin e njohur si “Nadstreshnica”.

Një burim i këtij mediumi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për arsye sigurie, ka thënë se përmes telefonave të prokurorëve të përgjuar ishin monitoruar edhe takimet brenda JTOK-ut.

“BIA në këtë mënyrë merrte informacione për atë që po bënin prokurorët në rastin Nadstreshnica, por jo vetëm kaq. Në këtë mënyrë dëgjonin edhe prokurorët e tjerë që ndodheshin në të njëjtat hapësira me kolegët e përgjuar. Kështu u përgjua edhe shefi i JTOK-ut, Mladen Nenadiq, i cili është në kontakt të përditshëm me të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie”, ka deklaruar burimi.

Sipas artikullit, masat e mbikëqyrjes së fshehtë ndaj prokurorëve ishin vendosur fillimisht më 9 prill 2026 dhe më pas ishin vazhduar më 30 prill, 29 maj, 19 qershor dhe për herë të fundit më 7 tetor.

Drejtori i BIA-s, Vladimir Orliq, më 29 tetor kishte iniciuar ndërprerjen e plotë të këtyre masave. Megjithatë, sipas Radar, një pjesë e tyre ishte rikthyer për qëllime të tjera, që lidhen me kompetencat e agjencisë për përcjelljen e grupeve kriminale. Përgjimi i prokurorëve kishte vazhduar deri më 29 tetor.

Edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, kishte kërkuar hetim të plotë për mënyrën se si pajisjet ishin vendosur dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Mediumi shkruan se përgjimi i prokurorëve dhe zbulimi i pajisjeve në Fakultetin Juridik kanë ngritur dyshime për përdorimin e paligjshëm dhe pa dallim të masave të mbikëqyrjes nga institucionet e sigurisë gjatë pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 059)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com