Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacioneve fillestare, viktima ka pësuar lëndime fatale në vendin e punës, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu, në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetuesit dhe njësia e krim-teknikës për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
