DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tragjedia në Kavajë ku vëllai vrau vëllanë: Dyshohet se gjithçka nisi për rrugë

25 Qershor 2026
A A
Tragjedia në Kavajë ku vëllai vrau vëllanë: Dyshohet se gjithçka nisi për rrugë
Share on Facebook

Pas krimit të rëndë në një familje në Kavajë, ku një person vrau vëllanë e tij, tashmë janë zbardhur detaje të reja.

Bazuar në raportimet e mediave shqiptare, autori i dyshuar është Muhamet Rreshka, 76 vjeç, i cili ka therur për vdekje vëllanë Eqrem Rreshka, 74 vjeç.

Sipas raportimeve të Euronews.al, 74-vjeçari kishte shkuar në arë për të marrë dengje bari me zetor (traktor). Pasi kishte ngarkuar bazën ushqimore për blegtorinë, ai ishte nisur për t’u kthyer, por gjatë rrugës është përballur me vëllanë e tij më të madh.

Sipas burimeve të Euronews.al, mes dy vëllezërve ka nisur një debat pasi 76-vjeçari i kishte kërkuar vëllait të mos kalonte në atë segment rruge. Raportohet se gjatë përplasjes, 74-vjeçari e ka shtyrë të vëllanë me zetor, çka ka përshkallëzuar konfliktin.

Pas debatit verbal, 76-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur vëllanë e tij tri ose katër herë. I plagosuri u transportua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Siç raportohet në media, autori i dyshuar ka shfaqur pendesë pas ngjarjes. Mësohet gjithashtu se 76-vjeçari ushtronte detyrën e kryeplakut të fshatit Agonas.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 463)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (499)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com