DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tragjedia në Prizren, dëshmitari: E theva derën, fëmijës së vegjël po i ndihej zëri por …

30 Dhjetor 2025
A A
Tragjedia në Prizren, dëshmitari: E theva derën, fëmijës së vegjël po i ndihej zëri por …
Share on Facebook

Një fëmijë i moshës 1 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi sot në Prizren.

Rreth ngjarjes tragjike ka folur një dëshmitar. Samir Shabani, tha se fillimisht dëgjoi disa britma.

“Ishim duke ndejtur në lokal, dëgjuam disa bërtima të komshinjve dhe u afruam të shohim ngjarjen, kur e pamë që shtëpia kishte filluar të kallet. Është ky restoranti “Fish House”, ata i shpëtuan, tre fëmijët dhe gruan. Pastaj, ne vrapuam, ata treguan që fëmijës së vegjël po i ndihej zëri, por për shkak të zjarrit nuk kishim mundësi të bënim diçka, pasi që flakët ishin të pashmangshme”, deklaroi ai.

“Zjarri filloi diku në ora 09:45, ashtu e morëm vesh ne. Bile, unë e theva derën kryesore, por nuk mund të hynim brenda për shkak se flakët e kishin kapluar shtëpinë. Shtëpia ishte e vjetër, me dru dhe kishim të pamundur të hyjmë brenda, pastaj erdhën zjarrfikësit por fatkeqësisht fëmija nuk u arrit të shpëtohej”, theksoi ai.

Nga ky rast i rëndë, lëndime morën edhe tre fëmijë të moshës, 4,6 dhe 10 vjeç të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit dhe janë në gjendje stabile.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 788)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com