DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tragjike në Shtime: 46-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i një ndërtese

6 Korrik 2026
A A
Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Fushë-Kosovë
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Shtime, ku një grua 46-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50, kur autoritetet kanë pranuar informacion se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur të lënduar 46-vjeçaren. Ekipi i Emergjencës së Shtimes e ka transportuar fillimisht për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime, por rreth orës 19:20 Policia është njoftuar se ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 452)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com