DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trainkos e pranon se vagonët u riparuan në Serbi: U dërguan nga kompania vendore fituese e tenderit

24 Gusht 2026
A A
Këta janë katër personat e arrestuar për tentim-vjedhje të naftës në hekurudhën e Vushtrrisë
Share on Facebook

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me polemikat e fundit për riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e tyre ishte fituar përmes tenderit publik nga një kompani vendore.

Sipas Trainkos, riparimi i vagonëve, i përfunduar në dhjetor të vitit 2024, ishte bërë përmes një tenderi të hapur të publikuar më 15 shkurt 2024, në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik.

Tenderin, sipas ndërmarrjes, e kishte fituar kompania “Profitech SH.P.K.” me seli në Prishtinë, e cila kishte qenë operatori i vetëm që kishte aplikuar në këtë procedurë.

Trainkos ka sqaruar se kompania fituese ishte përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve dhe se ndërmarrja nuk kishte mekanizëm juridik për të përcaktuar apo ndikuar në përzgjedhjen e tyre.

Pas raportimeve të fundit, Trainkos ka kontaktuar kompaninë “Profitech” për të marrë sqarime se pse vagonët ishin dërguar në Zrenjanin, nëse ishte kërkuar ndonjë leje dhe nëse riparimi mund të kryhej në ndonjë vend tjetër.

Sipas përgjigjes së operatorit ekonomik, vagonët janë dërguar në Zrenjanin pasi, sipas tij, vetëm atje mund të kryheshin këto riparime. Kompania ka thënë gjithashtu se për transportin ishte njoftuar paraprakisht Dogana dhe se vagonët kishin kaluar përmes Maqedonisë së Veriut drejt Serbisë.

“Jo, nuk ka pasur mundësi pasi që nuk mund të rregullohen diku tjetër”, thuhet në përgjigjen e operatorit lidhur me mundësinë e kryerjes së riparimeve në një shtet tjetër.

Megjithatë, Trainkos ka bërë të ditur se do të realizojë një vlerësim të pavarur për të parë nëse këto punime mund të kryhen edhe nga operatorë në shtete të tjera.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com