Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të ndara të hetimit të vdekjes gjatë 31 korrikut, në Ranilluk, Suharekë dhe Gjakovë.
Në të gjitha rastet, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Raportet e Policisë:
HETIM I VDEKJES
Fsh. Drenovc, Ranilluk – 31.07.2026 – 17:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte gjetur pa shenja jete babanë e gruas, ai jetonte vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Rr. Luigj Gurakuqi, Suharekë – 31.07.2026 – 15:00. Viktima mashkull kosovar, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet pasi ishte rrëzuar për shkak se ishte në gjendje të dehur, pas tretmanit mjekësor në QKMF, është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe atje ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Fsh. Fshaj, Gjakovë – 31.07.2026 – 11:07. Në breg të lumit-tek Ura e Fshajt, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës (i gjinisë femërore) ende i pa identifikuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
