DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tre të arrestuar në Pejë, në një lokal sekuestrohet AK-47 dhe pajisje për poker

10 Gusht 2026
A A
Tre të arrestuar në Pejë, në një lokal sekuestrohet AK-47 dhe pajisje për poker
Share on Facebook

Tre persona janë arrestuar në fshatin Rashiq të Pejës, nën dyshimin për veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve se në një lokal në Rashiq disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Më 8 gusht, Sektori Rajonal për Hetime, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në asistim të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe me autorizim ligjor, ka kryer kontroll dhe bastisje në lokalin në fjalë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar si prova materiale një kuti me çipa për organizimin e lojërave të pokerit, një armë automatike AK-47, një karikator me 10 fishekë, si dhe një mjet të mprehtë.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë rastet e dyshuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 208)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (405)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com