Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona në Pejë, të kërkuar me urdhëresa të gjykatave.
Sipas Policisë, arrestimet janë realizuar nga Stacioni Policor në Pejë gjatë periudhës 14–20 gusht 2026. Të dyshuarit kërkoheshin për vepra të ndryshme penale.
Tetë prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa pesë të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe, pas pagesës së gjobave, janë liruar.
Policia Rajonale në Pejë ka njoftuar se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.
