DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tri këshilla për një lidhje të gjatë

12 Gusht 2025
A A
Tri këshilla për një lidhje të gjatë
Share on Facebook

Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta. Disa udhëzime bazë mund t’ju ndihmojnë të rivendosni ekuilibrin dhe të ecni përpara së bashku:

DËGJOJENI NJËRI-TJETRIN

Gjatë fazave të para të dashurisë, të dy partnerët kanë tendencën të dëgjojnë dhe perceptojnë atë që dëshirojnë, domethënë që, pa e kuptuar, vëmendja fokusohet në gjithçka të bukur të tjetrit. Pastaj,
kur faza e parë e dashurisë mbaron, dalin në pah të tjera gjëra. Sapo kalohet kjo fazë lidhja forcohet, por ekziston rreziku që njëri nga partnerët apo edhe të dy bien në monotoni. Ja përse një nga sekretet që duhet të kini parasysh është të dëgjoni gjithmonë: me veshë, me zemër dhe me shikim.

Nuk ka marrëdhënie të vërtetë që zgjat në kohë, nëse nuk dëgjoni partnerin.

ARGËTOHUNI

Çdo çift i shëndetshëm, pavarësisht nga shijet që secili prej partnerëve ka, duhet të dijë edhe të argëtohet. Këtë nuk duhet ta harroni asnjëherë. Jo domosdoshmërisht duhet të dilni nga shtëpia, të bëni gjithmonë gjëra të reja, të takoni gjithmonë njerëz apo të shkoni në lokale që nuk keni qenë më parë. Rëndësi ka të programoni, planifikoni, sepse vetëm kështu është më e lehtë të gjeni kohën e duhur, veçanërisht kur keni ditë të ngarkuara me punë. Duhet të mbani gjallë lojën, argëtimin. Mjafton një vallëzim në kuzhinë, krejt papritmas, apo një “luftë” argëtuese me jastëkë, apo të uleni në divan dhe të shihni filmin tuaj të preferuar. Mënyra ka sa të duash, mjafton të keni dëshirë.

JINI KURESHTARË PËR NJËRI-TJETRIN

Shpesh ndodh gjithmonë kështu: e marrim të mirëqenë faktin që personi që dashurojmë, shpirti binjak na do pafundësisht. Ia njohim shijet, mendimet, zakonet, por kjo nuk mjafton. Sipas Proust, “udhëtimi
i vërtetë drejt zbulimit nuk është te kërkimi i tokave të reja, por të kesh sy të rinj”, dhe kjo shprehje merr më shumë vlerë me personin që dashuron. Vetëm kështu marrëdhënia mund të mbahet e gjallë
dhe, nëse e arrin këtë, çifti mund të jetojë gjatë në lumturi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com