DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump heq dorë nga përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë “nëse marrëveshja nuk arrihet shpejt”

19 Prill 2025
A A
Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve
Share on Facebook

SHBA-ja do të heqë dorë nga përpjekjet për ndërmjetësimin e bisedimeve të mëtejshme Rusi-Ukrainë nëse Moska ose Kievi “e bëjnë shumë të vështirë” arritjen e një marrëveshjeje paqeje, u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se nuk priste që një armëpushim të ndodhte për disa ditë apo më shumë, po theksoi se do që armëpushimi të bëhet shpejt.

“Ne po flasim për vdekjen e njerëzve këtu. Ne do ta ndalojmë! Tani nëse, për ndonjë arsye, njëra nga dy palët e bën shumë të vështirë, ne thjesht do të themi: ‘Ju jeni budallenj, ju jeni budallenj, jeni njerëz të tmerrshëm’”, u shpreh Trump.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të braktisin bisedimet nëse nuk ka shenja të qarta përparimi brenda disa ditësh.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj me radhë”, tha Rubio, duke shtuar se SHBA ka “prioritete të tjera për t’u fokusuar”.

Pavarësisht besimit fillestar të administratës Trump se mund të siguronte një marrëveshje shpejt, përpjekjet për të arritur një armëpushim të plotë ende nuk janë materializuar, me Uashingtonin që fajëson të dyja palët.

Para se të merrte detyrën, Trump u zotua se do të ndalonte luftimet në 24 orët e para të presidencës së tij, por kjo nuk qe e mundur.

Kjo vjen ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë, dhe të premten dy persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë mbetën të plagosur në qytetet verilindore Kharkiv dhe Sumy.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 734)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com