DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

26 Gusht 2025
A A
Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme
Share on Facebook

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC dhe ABC News, duke thënë për ato se sipas tij ishte mbulim “i njëanshëm” dhe tha se do të ishte në favor të heqjes së licencave të tyre nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Trump është shprehur se mediat i kishin dhënë atij mbulim negativ në “97%” të historive.

Nuk ishte e qartë se nga e citonte Trump shifrën “97%. Një studim i publikuar më parë këtë vit nga grupi konservator mbikëqyrës i medias, Qendra e Kërkimeve të Medias (MRC), zbuloi se mbulimi i 100 ditëve të para të presidentit në detyrë ishte “92% negativ”.

“NËSE KY ËSHTË RASTI,” shkroi Trump me përdorimin e tij karakteristik të shkronjave të mëdha, “ATA JANË THJESHT NJË KRAH I PARTISË DEMOKRATIKE DHE SIPAS SHUMË MENDIMEVE, LICENCAT E TYRE DUHET T’U REVULOHET.”

Trump tha se do të ishte “plotësisht në favor” të këtij veprimi sepse sipas tij këto media janë “kaq të anshme dhe të pavërteta, një kërcënim real për demokracinë tonë”.

Presidenti pasoi me një postim tjetër ku sulmoi të dy mediat si “LAJME TË RREME” dhe “dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë”.

Trump vuri në pikëpyetje pse të dy subjektet nuk po “paguajnë miliona dollarë në vit në TARIFA LICENCË”.

“Ata duhet t’i humbasin licencat për mbulimin e padrejtë të republikanëve dhe/ose konservatorëve, por të paktën, duhet të paguajnë SHUMË për privilegjin e përdorimit të valëve më të vlefshme të transmetimit kudo dhe në çdo kohë!!!” shkroi Trump. ”

“Gazetaria” e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet!!!”

Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat televizive ose kërcënon t’u heqë licencat. Vitin e kaluar, Trump zgjidhi një padi për shpifje kundër ABC për 15 milionë dollarë, dhe ai ishte i famshëm për prezantimin e emisionit “The Apprentice” në NBC përpara se të hynte në botën e politikës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 250)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com