DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tubimet parazgjedhore në Kuvendin e Kosovës

5 Shtator 2025
A A
Tubimet parazgjedhore në Kuvendin e Kosovës
Share on Facebook

Skena politike e Kosovës, realisht, që nga vjeshta e vitit të kaluar është në një fushatë të vazhdueshme parazgjedhore, dukuri kjo e paparë ndër ne.

Si u mor vesh data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, apo, 9 shkurti i këtij viti, nisi beteja elektorale, e cila kësaj here ishte interesante edhe për shkak të faktit që na kishte marrë malli për votime. Nuk na kishte ndodhë më parë, që prej se Kosova ishte bërë shtet, që më shumë se tri vjet të plota nuk i kishim vizituar qendrat e votimit.Natyrisht, kush nuk ka mundur ta dijë atëbotë që votimet e dimrit nuk do të arrijnë të prodhojnë një rezultat i cili me automatizëm do të krijonte shumicën parlamentare për themelimin e pushtetit qendror. Megjithëse, siç do të merrej vesh më vonë, (gjatë këtij viti), nuk dihet se a ka fare formulë, së paku në rrethanat politike të cilat po mbizotërojnë këtë vit, që të arrihet shumica parlamentare për çkadoqoftë, teksa dihet që për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duhet një pajtim fillestar (për ta nisur votimin), i së paku 80 deputetëve.Mungesa e një kualiteti të synuar me këtë shumicën parlamentare, ka ndikuar pastaj në shndërrimin e Kuvendit të Kosovës në një skenë ku mbahen thuaja çdo dy ditë tubime parazgjedhore, në të cilat marrin pjesë të gjitha subjektet parlamentare.

Në vend se pra të jetë rezultat a konsekuencë e një palë zgjedhjeve, atyre të përgjithshme, Kuvendi u bë paralajmërues i zgjedhjeve të reja. Kjo natyrisht vërehet edhe me një mori deklarimesh të deputetëve para mediave para dhe pas seancës.Për më shumë, ky Kuvend mëton të marrë përsipër edhe afatin/ datën kur do të mbahen zgjedhjet e reja (të parakohshme) parlamentare. Rendi që kjo legjislaturë (e nënta që prej vitit 2001, kur në Kosovë u mbajtën votimet e para për Kuvend), të punojë më shumë se disa ditë apo disa javë (në variantin më optimist), nuk shihet kund as në praktikë, dhe as në teori. Duket se deputetët e kësaj legjislature nuk ishin me fat.

Dihet që në fundjavën e ardhshme do të nisë formalisht fushata për zgjedhjet e rregullta lokale të 12 tetorit.Për këtë shkak, të gjitha subjektet politike janë të dhëna kah një ‘armëpushim’ kalimtar sa i përket ndërmarrjes së paracaktuar për dështim të funksionalizim të mirëfilltë të këtij Kuvendi, me qëllim që të përqendrohen në tërësi në votimet për kryetar dhe për asamble të komunave.

Shpresa e partive kryesore shqiptare është që rezultati i këtyre zgjedhjeve të 12 tetorit, (dhe i balotazhit që mbahet katër javë më pas), do të shfaq një hartë të re politike, apo, thënë më mirë, një udhëzues më të saktë se si do të mund të shpërndahej vota në zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat si po duket tani, do të mund të mbahen në nëntor apo dhjetor të këtij viti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 208)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com