Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Shqipërinë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve shqiptare.
Gjatë vizitës në Tiranë, von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në agjendë është edhe takimi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas agjendës së publikuar, presidentja e Komisionit Evropian pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 16:30.
Pas takimit me Ramën, në orën 17:30, von der Leyen dhe kryeministri shqiptar do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të flasin për çështjet e diskutuara gjatë takimit.
Vizita në Shqipëri është ndalesa e parë e turit të saj vjetor në Ballkanin Perëndimor. Pas Tiranës, më 1 tetor, von der Leyen do të udhëtojë drejt Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa turi do të përmbyllet më 2 tetor në Maqedoninë e Veriut.
Agjenda e vizitës:
16:30 – Mbërritja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kryeministri.
17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
