DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Turistët europianë dominojnë sezonin veror në Shqipëri, francezët në krye të vizitave

21 Korrik 2026
A A
Turistët europianë dominojnë sezonin veror në Shqipëri, francezët në krye të vizitave
Share on Facebook

Shqipëria vijon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse turistike në rajon, me vizitorët europianë që përbëjnë pjesën dërrmuese të turistëve të huaj gjatë këtij sezoni.

Sipas të dhënave të një sondazhi të realizuar me 1,000 turistë të huaj, 83 për qind e vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë vijnë nga vendet e Europës. Ndërkohë, turistët nga Azia përbëjnë 8 për qind të kampionit, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut, Oqeanisë dhe Afrikës.

Franca rezulton të jetë shteti me numrin më të madh të turistëve të intervistuar, duke zënë 17 për qind të totalit. Pas saj renditen Italia me 13 për qind dhe Gjermania me 12 për qind, duke konfirmuar interesin në rritje të tregjeve kryesore europiane për turizmin shqiptar.

Në mesin e vendeve me numër të konsiderueshëm vizitorësh janë edhe Mbretëria e Bashkuar me 8 për qind, Polonia me 6 për qind dhe Holanda me 4 për qind. Turistë nga Spanja, Turqia dhe Australia përfaqësojnë secili nga 3 për qind të të anketuarve, ndërsa vende si Belgjika, Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Republika Çeke kanë secila nga 2 për qind.

Një pjesë e turistëve vijnë edhe nga vende të tjera si Ukraina, Lituania, Kanadaja, Arabia Saudite, Austria, Brazili, Estonia dhe Zvicra, të cilat përbëjnë nga 1 për qind secila. Gjithashtu, 12 për qind e të anketuarve janë përfshirë në kategorinë “të tjerë”, ku bëjnë pjesë shtete me përfaqësim më të vogël në sondazh.

Të dhënat pasqyrojnë zgjerimin e hartës së vizitorëve të huaj në Shqipëri, ndërsa tregu europian mbetet burimi kryesor i turistëve që zgjedhin bregdetin, natyrën dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 404)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com