DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U akuzua për kurdisje të meçit me Joshuan, Prenga: “Akuza të pavërteta dhe të papërgjegjshme”

30 Korrik 2026
A A
U akuzua për kurdisje të meçit me Joshuan, Prenga: “Akuza të pavërteta dhe të papërgjegjshme”
Share on Facebook

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka reaguar ndaj deklaratave të analistit britanik Simon Jordan, i cili hodhi dyshime mbi zhvillimin e meçit të tij me Anthony Joshuan, duke pretenduar se “diçka nuk ishte në rregull”.

Prenga u përball të shtunën në Jeddah të Arabisë Saudite me ish-kampionin e unifikuar të botës dhe ishte shumë pranë një befasie të madhe.

Boksieri shqiptar e rrëzoi Joshuan me një goditje të fuqishme të djathtë brenda 20 sekondave të parë, ndërsa më vonë gjatë raundit të parë e dërgoi sërish në tapet.

Megjithatë, në raundin e dytë Prenga nuk arriti ta ruante të njëjtin ritëm. Joshua u rikthye fuqishëm, mori kontrollin e përballjes dhe triumfoi me nokaut.

Pas meçit, Simon Jordan ngriti dyshime për rënien e menjëhershme të nivelit të Prengës, duke sugjeruar se përballja mund të ishte organizuar për interesa financiare dhe për t’i hapur rrugë një dueli mes Joshuas dhe Tyson Furyt.

“Nuk e besoj këtë. Joshua rrëzohet dy herë dhe më pas ndryshon gjithçka. Prenga ishte krejtësisht ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk ishte në rregull. Gjithçka dukej e organizuar për të fituar sa më shumë para”, deklaroi Jordan.

Prenga i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të papërgjegjshme.

“Komentet e Simon Jordan janë plotësisht të pavërteta. Është e papërgjegjshme që dikush të bëjë pretendime të tilla. Unë dhe AJ kemi integritet dhe nuk do të përfshiheshim kurrë në një marrëzi të tillë”, u shpreh Prenga.

Ai shpjegoi se në raundin e dytë kishte tentuar ta ulte ritmin për ta ruajtur energjinë dhe për t’u rikuperuar.

“Ndjeva se duhej ta ruaja energjinë dhe të merrja frymë. Mendova ta nisja më qetë raundin e dytë, por fatkeqësisht nuk funksionoi. Ritmi më i ngadaltë i dha Joshuas mundësinë ta merrte kontrollin e meçit”, tha ai.

Prenga shtoi se gjatë fazës përgatitore kishte humbur ditë të rëndësishme stërvitjeje për shkak të një sëmundjeje, gjë që sipas tij ndikoi në kondicionin fizik pas raundit të parë.

“Çfarë mësova? Të mos sëmuresh gjatë fazës përgatitore, sepse mungesën e ditëve të humbura të stërvitjes e ndjen menjëherë pas raundit të parë”, përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 908)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com