DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U përplas me Fitore Pacollin, u shkarkua nga “Ibër-Lepenci” – Gjykata e rikthen në punë Agim Pllashnikun

13 Gusht 2026
A A
U përplas me Fitore Pacollin, u shkarkua nga “Ibër-Lepenci” – Gjykata e rikthen në punë Agim Pllashnikun
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e veteranit Agim Pllashniku ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” dhe ka vlerësuar të kundërligjshëm vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës.

Me aktgjykimin e 28 korrikut 2026, gjykata ka anuluar vendimet e ndërmarrjes për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe ka obliguar “Ibër-Lepencin” ta kthejë Pllashnikun në vendin e punës “Zyrtar i Autoparkut”, në përputhje me kushtet e kontratës së tij të punës.

Sipas aktgjykimit, ndërmarrja është obliguar t’i paguajë Pllashnikut pagat e papaguara për periudhën nga 31 korriku 2025 deri më 16 prill 2026, në shumën prej 8,647.81 euro, së bashku me kamatën ligjore prej 8 për qind, si dhe detyrimet për kontributet pensionale dhe tatimin.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu pagesën prej 1,163.25 eurosh për çdo muaj, nga dita e nxjerrjes së aktgjykimit deri në ekzekutimin e tij.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka konstatuar se shkeljet disiplinore të pretenduara nga punëdhënësi nuk janë dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme dhe se gjatë ndërprerjes së marrëdhënies së punës nuk janë respektuar në tërësi procedurat ligjore.

Përveç detyrimeve të tjera, “Ibër-Lepenc” është obliguar t’i paguajë Pllashnikut edhe 748 euro për shpenzimet e procedurës kontestimore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com