DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U pyet për dorëheqje, Gërvalla: Nuk është momenti për dorëheqje

30 Tetor 2026
A A
U pyet për dorëheqje, Gërvalla: Nuk është momenti për dorëheqje
Share on Facebook

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur edhe për mundësinë e dorëheqjes së saj, gjatë konferencës për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gërvalla deklaroi se nëse do të konsideronte se dorëheqja e saj do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë dhe më të thellë të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale, ajo do ta kishte ndërmarrë një hap të tillë.

Ajo tha se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka qenë në anën e viktimave, ndërsa shtoi se gratë që përjetojnë dhunë në familje e kanë sot aleatin më të fuqishëm te koordinatorja kombëtare.

“Po të konsideroja që dorëheqja ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë dhe më të thellë për veprim dhe mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e di që gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave dhe me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare. Na lejoni të bëjmë punën tonë.

Nëse konsiderohet që dorëheqja ime kontribuon për një adresim më të mirë dhe për perspektivë më pa rreziqe për gratë tona, atëherë unë jam personi i fundit që refuzoj dorëheqjen, por nuk është momenti tash”, deklaroi Gërvalla.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 773)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 034)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com