DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U tha se u bllokua buxheti për komunat, Ministria e Financave mohon atë: Po vazhdojmë alokimin dhe ekzekutimin e tij bazuar në ligj

16 Mars 2026
A A
U tha se u bllokua buxheti për komunat, Ministria e Financave mohon atë: Po vazhdojmë alokimin dhe ekzekutimin e tij bazuar në ligj
Share on Facebook

Më 20 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Pas shumë sfidave për votim, buxheti rreth 4 miliardë euro u arrit të miratohet.

Pavarësisht se buxheti u miratua, kryetari i Komunës së Prizrenit ka thënë më 12 mars se komunat ende nuk e kanë në dispozion buxhetin për shfrytëzim.

“Dyshohet se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i komunave një vlerë të përafërt rreth 100 milion euro! Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do të ketë për pasojë çrregullimin e funksionimit të buxheteve komunale”, ka shkruar Totaj në Facebook.

E në lidhje me këtë, mediae ka pyetur Ministrinë e Financave të cilët përmes një përgjigje kanë thënë se “pretendimet për “mos-transferim të buxhetit për komunat” nuk pasqyrojnë mënyrën se si funksionon sistemi i ekzekutimit të buxhetit në Republikën e Kosovës”.

Ata kanë thënë se në sistemin e Thesarit nuk realizohen transfere të buxhetit nga Ministria e Financave te Komunat.

“Të gjitha pagesat e organizatave buxhetore, përfshirë komunat, ekzekutohen nga vet organizatat buxhetore nga buxhetet e miratuara te tyre përmes Llogarisë së Vetme të Thesarit, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Në bazë të Rregullores (MFPT) Nr. 01/2022 për Alokimin e Fondeve dhe Menaxhimin e Rrjedhës së Parasë, organizatat buxhetore janë të obliguara që në fillim të vitit buxhetor të përgatisin dhe dorëzojnë në Thesar planet e shpenzimeve dhe rrjedhën e zotimeve, të cilat shërbejnë si bazë për planifikimin e alokimeve dhe menaxhimin e rrjedhës së parasë gjatë vitit”, ka thënë MF.

Ata kanë treguar se organizatat buxhetore që e kanë përmbushur këtë obligim ligjor, janë duke realizuar pagesat e tyre normalisht përmes sistemit të Thesarit.

“Në rastet kur këto plane nuk janë proceduar në Sistemin e Thesarit sipas kërkesave të rregullores, kjo ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e alokimit dhe të ekzekutimit të pagesave, që është përgjegjësi e vetë organizatës buxhetore përkatëse. Ministria e Financave, përmes Thesarit, është duke vazhduar procesin e alokimit dhe ekzekutimit të buxhetit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë komunat”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Buxheti që është miratuar në Kuvendin e Kosovës është 4 miliardë euro, ndërsa për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 291)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com