Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Mark Fleming.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Fleming ishte i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim, palët kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për procesin e dialogut Kosovë–Serbi.
“Në këtë kontekst, gjenerali Ulutash përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vlerësoi kontributet e gjata të SHBA-së në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
