DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

11 Shtator 2026
A A
Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it
Share on Facebook

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe aktualisht mbetet përgjithësisht e qëndrueshme.

Ulutash, teksa po përfundon mandatin e tij të dytë në krye të KFOR-it, ka kujtuar tensionet dhe dhunën e vitit 2023, përfshirë sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan.

“Situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet gjatë viteve të fundit. Pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë sulmet e pajustifikueshme kundër paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sipas komandantit të KFOR-it, përmirësimi i situatës bëri që NATO-ja ta ndërpriste në janar të këtij viti dislokimin e forcave rezervë’’.

Ai ka bërë të ditur se NATO-ja ka nisur një proces për optimizimin e pranisë së saj gjatë vitit të ardhshëm, me synimin që misioni të mbetet i përshtatshëm për detyrat dhe t’u përgjigjet zhvillimeve në fushën e sigurisë.

“Prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht që nga viti 1999 për të garantuar që misioni të mbetet i përgjegjshëm ndaj mjedisit të sigurisë në zhvillim”, ka deklaruar Ulutash.

Ai ka theksuar se prioriteti i tij gjatë mandatit ka qenë zbatimi i mandatit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ulutash ka shtuar se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes. Sipas tij, misioni vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të përgjegjësive të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 849)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com