DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

UNI – Universum International College mirëpret Prof.dr. Victor Peskin nga Arizona State University në një diskutim për Rolin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë per Kosovën në Hagë

2 Qershor 2025
A A
UNI – Universum International College mirëpret Prof.dr. Victor Peskin nga Arizona State University në një diskutim për Rolin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë per Kosovën në  Hagë
Share on Facebook

Sot në kampusin e UNI – Universum International College u mbajt një diskutim me temë: “Gjykatë e Kosovës apo një Gjykatë për Kosovën? Dilema e Dhomës së Posaçme”, me pjesëmarrjen e profesorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë e vendorë të fushës së drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

I ftuari kryesor i ngjarjes ishte Prof. Victor Peskin nga Arizona State University, i njohur për kontributin e tij akademik në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.

Paneli u pasurua me diskutimet e Prof. Mietek Boduszynski nga Pomona College (SHBA), Prof. Stephen Keck, dekan në UNI, dhe avokatit Artan Qerkini, të cilët sollën perspektiva të ndryshme mbi funksionimin, ndikimin dhe legjitimitetin e këtij mekanizmi ligjor në Kosovë.

Ky aktivitet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit në rritje ndërmjet UNI dhe Arizona State University, me qëllim thellimin e dialogut akademik dhe ndërlidhjen me zhvillimet globale në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Ngjarja u ndoq nga studentë, profesorë, përfaqësues të institucioneve dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët patën mundësinë të bashkëbisedojnë dhe shkëmbejnë mendime mbi çështje të rëndësishme për të ardhmen e drejtësisë në vend.

UNI – Universum International College është i menaxhuar dhe fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i njohur si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [emailprotected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 304)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com