DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Urime 26 – Vjetorin e themelimit te Policisë se Kosovës!

Shkruan Refki Morina

6 Shtator 2025
A A
Urime 26 – Vjetorin e themelimit te Policisë se Kosovës!
Share on Facebook

Sot, më 6 shtator 2025, Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor është një datë e veçantë për institucionin tonë dhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse përfaqëson më shumë se një çerek shekulli shërbim, përkushtim dhe sakrificë në garantimin e sigurisë dhe rendit publik.
Që nga themelimi i saj në vitin 1999, Policia e Kosovës ka kaluar një rrugëtim të gjatë të zhvillimit dhe profesionalizimit. Nga strukturat fillestare të ngritura me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, deri tek institucionet e konsoliduara të sotme, Policia është bërë një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Në këto 26 vite, Policia e Kosovës ka:
– Garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës;
-Luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin e narkotikëve dhe format e tjera të kriminalitetit;
– Zhvilluar njësitë e specializuara dhe kapacitetet profesionale për të përballuar sfidat më komplekse të sigurisë;
– Forcuar bashkëpunimin me qytetarët si partnerë të pazëvendësueshëm në ruajtjen e sigurisë;
– Thelluar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e rrjeteve të rëndësishme të sigurisë rajonale dhe globale.
Falë punës dhe përkushtimit të pandërprerë të pjesëtarëve të saj, Policia e Kosovës gëzon sot besimin e madh të qytetarëve dhe është vlerësuar si një ndër institucionet më profesionale në rajon.
Në këtë përvjetor, nderojmë me respekt të veçantë të gjithë ata pjesëtarë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Sakrifica e tyre është një kujtesë e përhershme për përgjegjësinë që mbart ky institucion dhe një obligim që të vazhdojmë misionin me përkushtim e ndershmëri.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e misionit të saj themelor: garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.
Urime 26-vjetori i Policisë së Kosovës !

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 257)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com