DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vajza e Shpejtim Bulliqit një hap afër punësimit si zyrtare në MASHT

16 Maj 2025
A A
Vajza e Shpejtim Bulliqit një hap afër punësimit si zyrtare në MASHT
Share on Facebook

Egzona Bulliqi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi është afër punësimit si ‘zyrtare e lartë për edukim në fëmijëri të hershme’ në Ministrinë e Arsimit e udhëhequr nga ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci. Egzona është radhitur në listën e kandidatëve të aprovuar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me 10 mars të këtij viti ka hapur konkurs për pozitën e punës “Zyrtar i lartë për edukim në fëmijëri të hershme”.

Afati për aplikim ka qenë deri me nëntë prill.

Gjithësej janë 22 kandidat që kanë kaluar në listën e të aprovuarve.

Ndërkohë, afati për aplikim ishte shtyrë edhe 15 ditë, si shkak i “numrit të madh të procedurave të rekrutimit në zhvillim, dhe për përfundimin e procedurës së verifikimit të aplikacioneve“.

Në mesin e kandidatëve të aprovuar është Egzona Bulliqi.

Egzona Bulliqi është vajza e kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i partisë së Vetëvendosjes.

Insajderi ka pyetur Ministrinë e Arsimit, se a ka ndonjë avancim me ndikim nga babai i saj, Shpejtim Bulliqi, apo ndonjë konflikt interesi, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Para disa muajve Gazeta Insajderi ka raportuar edhe për punësimin e djalit të Shpejtim Bulliqit, si zyrtarë në Qendrën e Studentëve, në pozitën e zyrtarit për Sport dhe Rekreacion.

Në konkursin e hapur ishin cekur dy kritere. E Para ‘Diplomë Universitare’ dhe e dyta ‘të paktën 1 vit përvojë pune në këtë lami”.

Kandidati i përzgjedhur, Arbër Bulliqi ka ofruar dëshmi për të parën pasi ai ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve në mars të vitit 2023.

Gazeta Insajderi ka konfirmuar këtë nga postimi i Shpejtim Bulliqit në Facebook I cili ka uruar të birin për diplomim.

Por, dyshimet ishin tek përvoja e punës. Ende nuk dihet nëse Arbër Bulliqi ka ofruar dëshmi se ka pasur 1 vit përvojë pune në fushën e sporteve dhe rekreacioneve pasi ai ka diplomuar vitin e kaluar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com