Vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani, ka reaguar ashpër pas publikimit të një letre nga deputeti socialist, Taulant Balla, në të cilën, sipas saj, përfshihet emri i babait të saj në një listë që i cilëson luftëtarët e UÇK-së si “mercenarë”.
Ajo e ka quajtur Ballën “mbetje të politikës shqiptare”, duke e akuzuar se ka përdhosur figurën dhe sakrificën e Tahir Sinanit.
“Sot ti ma vrave për së dyti babën. Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. Nëse nuk e njeh ti Tahir Sinanin, e njeh gjithë shqiptaria”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj:
Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.
TURP!!!!
Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do jua thejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.
Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranve, të familjeve të dëshmorve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ja dinë vlerën luftes e gjakut të dëshmorve.
Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!
