DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Valon Berisha dhe Fidan Aliti pensionohen nga Kombëtarja e Kosovës

18 Shtator 2026
A A
Valon Berisha dhe Fidan Aliti pensionohen nga Kombëtarja e Kosovës
Share on Facebook

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar pensionimin e Valon Berishës dhe Fidan Alitit nga Kombëtarja e Kosovës.

Dy futbollistët, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut për “Dardanët”, kanë vendosur t’i japin fund paraqitjeve të tyre me përfaqësuesen.

Berisha, i cili la Norvegjinë për të përfaqësuar Kosovën, ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar Kombëtares është një prej vendimeve për të cilat do të ndihet krenar gjatë gjithë jetës.

Në mesazhin e tij lamtumirës, Berisha ka kujtuar rrugëtimin e tij me Kosovën dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.

“Pas shumë vitesh, 52 ndeshjesh dhe disa golash, njëri prej të cilëve, ai kundër Finlandës, do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit të Kosovës, sot ka ardhur koha që periudha ime si futbollist aktiv me Kombëtaren të përfundojë”, ka shkruar Berisha.

Ai ka theksuar se vendimin për të përfaqësuar Kosovën e mori për shkak të lidhjes së tij me vendin dhe dëshirës për ta përfaqësuar atë në arenën ndërkombëtare.

“Vendosa të tregoj se Kosova është mbi çdo gjë dhe, bashkë me shokët e gjeneratës, ndërtuam rrugën e Kombëtares sonë”, ka shkruar Berisha.

FFK ka bërë të ditur se edhe Fidan Aliti i jep fund aventurës së tij me përfaqësuesen pas shumë vitesh kontribut me fanellën e Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 282)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (187)
  • Sport (427)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com