DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vazhdon anulimi i vendimeve të ZRRE nga Gjykata Komerciale me arsyetimin se Bizneset kanë pasur të drejtë

27 Qershor 2025
A A
Vazhdon anulimi i vendimeve të ZRRE nga Gjykata Komerciale me arsyetimin se Bizneset kanë pasur të drejtë
Share on Facebook

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktgjykimin e tretë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Sipas OEK, ky zhvillim konfirmon qartë se bizneset kishin të drejtë kur ngritën zërin kundër padrejtësive të ZRrE-së.

“Me vendimin e parë të Gjykatës komerciale u dëshmua se e drejta është në anën e bizneseve, mirëpo vendimet tjera janë duke e përforcuar të drejtën e bizneseve të Kosovës.

Konsiderojmë se tanimë ka mjaftueshem fakte që ZRRE të reflektoj dhe me këtë   bëjmë thirrje ZRrE-së që ta pezullojë menjëherë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të rënda për biznesin, sidomos ndikimin negativ në konkurrueshmërinë e tregut, sepse tanimë ka biznese që ndikohen nga njoftimi, por që nuk kanë vendim nga Gjykata Komerciale e Kosovës”, thuhet në komunikaten e OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të dëmtuara nga ky vendim të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Për ata që kanë nevojë për asistencë juridike, OEK ka themeluar një ekip juristësh i cili po ndihmon bizneset e prekura nga vendimi i ZRRE në përpilimin e akteve juridike kundër njoftimit të ZRrE-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 586)
  • Opinione (44)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (330)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com