DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu: Kosova humbi një intelektual të shquar

25 Gusht 2026
A A
Lumir Abdixhiku për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Kosova humbi një intelektual të shquar
Share on Facebook

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kryeziu me rastin e ndarjes nga jeta të Eqrem Kryeziut.

 

“Me vdekjen e tij, Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar të një brezi që angazhimin për vendin e ndërtoi mbi dije dhe përgjegjësi”, thuhet në telegramin e U.D. Presidentes Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Eqrem Kryeziu ishte para së gjithash profesor dhe njeri i letrave dhe se për më shumë se pesë dekada jeta e tij ishte e lidhur me librin, arsimin dhe dijen.

“Edhe në politikë mbeti njeri me mendim të vetin, i drejtpërdrejtë në fjalë, me ironi të hollë dhe me një mënyrë të veçantë të të shprehurit, për të cilën publiku e njohu dhe e mbajti mend”, ka thënë U.D. Presidentja.

Sipas saj, emri i Eqrem Kryeziut mbetet veçanërisht i lidhur me Prizrenin, ku për shumë vite ishte pjesë e jetës politike të qytetit dhe të cilin e udhëhoqi si kryetar në vitet e para të qeverisjes lokale të pasluftës.

“Kontributi i tij vazhdoi edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në jetën politike të vendit, por figura e Eqrem Kryeziut nuk përmblidhet në funksionet që mbajti. Do të kujtohet si profesor, intelektual dhe veprimtar i shquar me individualitet të spikatur, që la gjurmë në jetën politike e kulturore të Kosovës”, thuhet në telegram.

U.D. Presidentja Haxhiu i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve, qytetarëve të Prizrenit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Prof. Dr. Eqrem Kryeziun.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Dr. Eqrem Kryeziun”, ka shkruar tutje Haxhiu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com