DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, IQP thotë se është përgjegjësi e komunave mbikëqyrja e masave

29 Korrik 2026
A A
Vdekja e punëtorit në Prishtinë, IQP thotë se është përgjegjësi e komunave mbikëqyrja e masave
Share on Facebook

Inspektorati Qendror i Punës, ka dal me reagim lidhur me rastin e djeshëm në Prishtinë, ku një punishte ndërtimi një punëtor ka vdekur, duke thënë se ky rast, është duke u trajtuar me prioritet të lartë, dhe se, IQP, është duke bashkëpunuar me Policin, Prokurorinë dhe institucionet e tjera.

Në njoftim shtohet edhe se, mbikëqyrja se mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse.

‘’Po ashtu, lidhur me lejen ndërtimore dhe përmbushjen e kushteve ndërtimore, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar nëse janë plotësuar apo jo kushtet për lëshimin e lejes ndërtimore, pasi kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente sipas legjislacionit në fuqi’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

Inspektorati Qendror i Punës, edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së punëtorit që humbi jetën në aksidentin e ndodhur dje në një kantier ndërtimi në Prishtinë dhe i uron shërim sa më të shpejtë punëtorit të lënduar.

Ky rast po trajtohet me prioritet të lartë dhe Inspektorati Qendror i Punës është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive.

Përshkak të nevojës për sqarim, ju njoftojmë sin ë vijim:

Mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në raport me punëmarrësit, kontraktorët, nënkontraktorët dhe personat e tjerë që kanë qasje të autorizuar në kantier, është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës.

Ndërkaq, sa i përket sigurisë së palëve të treta dhe parandalimit të dëmeve që mund t’u shkaktohen atyre, Ligji për Ndërtim, përkatësisht neni 35, përcakton se përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse, të cilat janë kompetente të ndërmarrin masa ndaj subjekteve ndërtimore që cenojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë edhe rastet kur rrezikohen pronat ose personat jashtë kantierit.

Po ashtu, lidhur me lejen ndërtimore dhe përmbushjen e kushteve ndërtimore, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar nëse janë plotësuar apo jo kushtet për lëshimin e lejes ndërtimore, pasi kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente sipas legjislacionit në fuqi.

Në këtë fazë është ende herët të nxirren konstatime përfundimtare, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nëse nga hetimet konstatohet se ka pasur shkelje të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Inspektorati Qendror i Punës do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore brenda kompetencave të tij dhe do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.

Në funksion të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen, Inspektorati Qendror i Punës konsideron se është e nevojshme të forcohet koordinimi institucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Aktualisht, Inspektorati Qendror i Punës nuk njoftohet në mënyrë sistematike nga komunat për lëshimin e lejeve ndërtimore apo fillimin e punimeve në kantieret e ndërtimit. Për pasojë, planifikimi i mbikëqyrjes inspektuese bazohet në monitorimin e vazhdueshëm të territorit, raportimet e qytetarëve dhe burime të tjera të informacionit, e jo në një mekanizëm ndërinstitucional të shkëmbimit të të dhënave.

Prandaj, Inspektorati Qendror i Punës, përkatësisht MPFVLÇ do të iniciojë diskutime me institucionet përkatëse për krijimin e një mekanizmi të rregullt të njoftimit dhe koordinimit, me qëllim të identifikimit sa më të hershëm të kantiereve të reja dhe fuqizimit të mbikëqyrjes parandaluese në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com