Legjenda e Partizanit të Beogradit, Xhevat Prekazi, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.
“Megjithatë, Xhevat Prekazi theksonte gjithmonë se Partizani ishte shtëpia e tij e dytë; ai e vizitonte shpesh klubin dhe ndiqte rregullisht rezultatet e “bardhezinjve””, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Prekazi lindi në Mitrovicë dhe debutoi për Partizanin e Beogradit në sezonin 1977/1978 dhe shënoi 19 gola në 153 ndeshje, duke fituar tre tituj kampioni.
Krahas Partizanit, Prekazi luajti edhe për Hajdukun e Splitit, Galatasarayn, Altain dhe Bakirkoysporin.
