DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdes Murat Muja, njeriu që 40 vjet kërkoi eshtrat e vëllait të tij të dënuar me vdekje

7 Gusht 2026
A A
Vdes Murat Muja, njeriu që 40 vjet kërkoi eshtrat e vëllait të tij të dënuar me vdekje
Share on Facebook

Murat Muja ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare në Mitrovicë, njoftoi familja të premten.

Muja ishte simbol i kërkimit të eshtrave të vëllait të tij, Feratit, i cili ishte personi i fundit i ekzekutuar me vdekje në Kosovë.

Ai do të varroset sot në varrezat e fshatit Shipol në Mitrovicë, sipas njoftimit të familjes.

“Ceremonia e varrimit do të mbahet më 07.08.2026 , në ora 13:00 me xhuma, në varrezat e shipolit”, tha familja në njoftimin mortor.

“Familja shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës.”

Ferat Muja, vëllai i Murat Mujës ishte minator në Trepçë. Ai u dënua dhe më pas u ekzekutua me vdekje për shkak të vrasjes së fqinjit të tij serb, Danilo Milinçiq, në fshatin Smadrexhë të Vushtrrisë.

Rasti kishte ndodhur në qershor të vitit 1982.

Gjyqtarë shqiptarë kishin marrë vendimin për dënimin me vdekje të Ferat Mujës, edhe pse dëshmitarët kishin thënë se Ferat Muja e kishte kryer vrasjen në vetëmbrojtje. Por, në këtë rast kishte ndërhyrë politika.

Pas ekzekutimit, regjimi jugosllav e kishte fshehur varrin e tij. Sot e kësaj dite, familja nuk e di vendin ku prehen eshtrat e Feratit.

Në një rrëfim ekskluziv për Paparacin më 2023, Murat Muja kishte rrëfyer ngjarjen e rëndë. Kishte treguar sesi udhëheqës jugosllavë, përfshirë ata të Kosovës, kishin ndërhyrë në procesin gjyqësor ndaj vëllait të tij.

“E kanë çuar njëherë në Beograd në burg, 20 ditë, i kish pa thanë serbi, po më dhimbesh se nuk mundem me të ndihmua se ka hy politika. E ja vërtetojnë dënimin e njëjtë. Veç aq ka qenë i fortë atë natë, mos vet. Kur u përshëndetë me nënën, me mua, me gruan”, kishte rrëfyer Muja.

Ai kishte rrëfyer edhe 10 minutat e fundit më të vëllain për të cilin tha se nuk ka qenë i frikësuar e as nuk ka qarë.

I pyetur se çfarë iu tha në fjalët e fundit, ai ishte përgjigjur: “Mos u mërzitni, kurrgjë. As s’ka kajtë as hiç. As nëna s’ka kajtë, pikë loti s’ka qitë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com