Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij, Bedri Haziri.
Haziri ka ndarë një fotografi të vëllait, duke bërë me dije se ai ndërroi jetë në spitalin universitar të Cyrihut.
I njëjti vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte. Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!” shkroi Haziri.
