DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Veç gjeste me gërshërë keni me pa” -Sadiku godet Ministrinë e Arsimit për mënyrën e punës

14 Shtator 2026
A A
Sadiku: Shqiptaria është më e madhe se çdo individ, qoftë Edi Rama apo Donika Schwarz
Share on Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të një mbledhjeje në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku, sipas tij, kanë marrë pjesë tre anëtarë të dërguar nga Ministria e Arsimit.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Sadiku ka pretenduar se personat e dërguar nga Ministria kanë mbajtur mbledhje me, siç është shprehur ai, “libreza të partisë në xhep”.

“Mirëmëngjesi të dashtun. Tre anëtarë të dërguar nga Ministria e Arsimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, me ‘libreza të partisë në xhep’, paskan mbajtur mbledhje”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka ironizuar mënyrën e mbajtjes së mbledhjes, duke iu referuar procesverbalit, tabelës dhe vulës së përdorur gjatë saj.

“Kqyre qysh mbahet mbledhja në vitin 2026. Kqyre procesverbalin. Kqyre tabelën. Kqyre vulën”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka kritikuar veçanërisht faktin që tabela, sipas tij, është vizatuar me dorë dhe me kimik, duke e krahasuar këtë praktikë me zhvillimet teknologjike dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

“Në kohën e Inteligjencës Artificiale, kur pothuajse çdo proces mundet me u automatizu, me u digjitalizu, me u ruajt në cloud e me u verifiku me blockchain, këta e vizatojnë tabelën me dorë, me kimik”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Në fund, Sadiku ka vënë në pikëpyetje mundësinë që persona të tillë të kontribuojnë në përmirësimin e arsimit dhe në avancimin e rezultateve të Kosovës në testin PISA.

“E këta po mendoni që kanë me na e përmirësu arsimin? Këta kanë me e ngrit Kosovën në PISA? Jo, të dashur. Asnjëherë”, ka shkruar ai.

Sadiku e ka përmbyllur reagimin e tij me një tjetër kritikë ndaj mënyrës së punës së institucioneve.

“Prej këtyre, veç gjeste me gërshërë keni me pa. Për punë, mos pritni”, ka përfunduar deputeti i LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com