Spanja ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Austrinë me rezultat 3:0 në Los Angeles.
Për “Furinë e Kuqe” realizuan Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro, ndërsa Lamine Yamal ishte sërish ndër lojtarët më të spikatur në fushë.
Megjithatë, një nga momentet më të komentuar të ndeshjes nuk erdhi nga fusha, por nga tribunat. Vëllai 3-vjeçar i Yamalit, Keyne, u bë viral në rrjetet sociale pasi u filmua duke festuar me entuziazëm golin e tretë të Spanjës, teksa bërtiste “Vamos!”.
Pamjet janë shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale, ndërsa tifozët e kanë cilësuar reagimin e tij si një nga momentet më të bukura dhe më emocionuese të ndeshjes.
Pas përfundimit të takimit, edhe vetë Lamine Yamal pranoi se reagimi i vëllait të tij e kishte prekur në mënyrë të veçantë.
