DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

23 Prill 2025
A A
ZPS-ja propozon që transkriptat e intervistave të tre dëshmitarëve të jenë më pak të redaktuara
Share on Facebook

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë vendosur disa afate kohore lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse për rrëzimin e akuzave në aktakuzë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se trupi gjykues e urdhëron mbrojtjen që mocionin e saj ta dorëzojë deri më 2 qershor ose pas 14 ditësh pas vendimit të fundit të trupit gjykues lidhur me provat e Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Trupi gjykues theksoi se ata nuk do të shqyrtojnë kundërpërgjigjet dhe kjo parashihet me Rregulloren e procedurës dhe provave.

Ndërsa, ZPS-ja u urdhërua që përgjigjen e saj në mocionin e mbrojtjes ta dorëzojë deri më 1 korrik 2025 ose edhe brenda 30 ditësh nga mocioni i mbrojtjes.

Veç kësaj, në këtë rast, trupi gjykues rriti në 20 mijë fjalë parashtrimin që mund ta dorëzojë mbrojtja, ngjashëm edhe për përgjigjen e Prokurorisë.

Pasi u ankua mbrojtja duke u arsyetuar se ky numër nuk është i mjaftueshëm që katër ekipet t’i paraqesin çështjet e tyre dhe si rrjedhojë trupi gjykues ndryshoi vendimin, duke shtuar edhe 3 mijë fjalë të tjera.

Urdhër u dha edhe për mbrojtësin e viktimave, i cili u obligua që deri më 28 maj 2025 ta dorëzojë një listë të dëshmitarëve të propozuar, në rast që dilet me përfundimin se trupi gjykues ka çfarë të gjykojë në këtë çështje.

Veç kësaj, u kërkua nga mbrojtësi i viktimave që të njoftojë për parashikimet kohore në pyetjet e dëshmitarëve të saj dhe se çfarë materialesh dëshiron që të përdorë. Kur jemi tek materialet, iu kërkua mbrojtësit të viktimave që të njoftojë se si do të kërkohet pranimi i këtyre materialeve.

Po ashtu, u urdhëruan palët që të njoftojnë trupin gjykues që deri më 9 qershor se a i kundërshtojnë provat e mbrojtësit të viktimave dhe cilat nga to, e po ashtu edhe kohën që parashikojnë për marrjen në pyetje të këtyre dëshmitarëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 828)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com