DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vera 2025/ Shqipëria dhe Turqia destinacionet më të kërkuara për kosovarët, drejtuesit e Agjencioneve zbulojnë ofertat për pushime

15 Qershor 2025
A A
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
Share on Facebook

Sezoni veror 2025 ka nisur me një interesim të shtuar nga qytetarët e Kosovës për të udhëtuar jashtë vendit, kryesisht drejt bregdetit shqiptar dhe atij turk.

Agjencitë turistike raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave për pushime krahasuar me vitet e kaluara, duke treguar një trend në rritje të dëshirës së kosovarëve për të investuar në përvoja relaksi dhe udhëtimi.

Megjithë rritjen e interesimit, çmimet për biletat dhe paketat turistike kanë mbetur të qëndrueshme, pa ndryshime të mëdha nga viti i kaluar, duke e bërë sezonin e sivjetmë të përballueshëm për shumë qytetarë.

Ruzhdi Kurtishaj: Rritet kërkesa për pushime në Shqipëri, çmimet mbeten të njëjta, më pak kërkesa për në Mal të Zi e Greqi

Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka deklaruar për “Front Online” se ndonëse kërkesat për pushime në Shqipëri janë rritur me 18%, krahasuar me vitin e kaluar, çmimet kanë mbetur të pandryshuara si për udhëtimin me autobusë, ashtu edhe çmimet e akomodimit.

Ai paralajmëroi edhe ulje të cmimit të biletave për një destinacion.

“Rreth 18% janë rritur kërkesat për pushime në bregdetin e Shqipërisë, krahasuar me vitin e kaluar. Rritja të çmimeve të biletave nuk ka, janë të njëjta si vitin e kaluar edhe të autobusëve edhe të resorteve e hoteleve që ne bashkëpunojmë me ta edhe pak ditë do të ketë ulje të çmimit të biletave për Durrës”, shprehet Kurtishaj.

Kurtishaj potencon se kërkesa për muajin qershor në Shqipëri është në rritje, ndërsa në Mal të Zi është më e ulët, dhe në Kroaci pothuajse nuk ka interes.

Edhe kërkesa për Greqinë mbetet e vogël.

“Viti 2025 karakterizohet me një rikthim të fuqishëm të kërkesës për pushime në Shqipëri. Gjatë muajit prill-maj kemi pas një bum turistik të grupeve që vitin e kaluar ishin në Kroaci, Greqi këtë vit kaluan fundjavat në Shqipëri. Muaji qershor ka kërkesë të shtuar, ndërsa në Malin e Zi janë më të vogla, në Kroaci s’ka ndonjë kërkesë më i kaluar pushimet atje ndërsa në Greqi ka kërkesa të vogla”, deklaroi Kurtishaj për “Front Online”.

Eurokoha: Antalya mbetet destinacioni më i kërkuar për kosovarët, çmimet mbeten kryesisht të njëjta me vitin e kaluar

Kompania “Eurokoha” ka njoftuar për “Front Online” për një rritje të ndjeshme të interesimit për pushime jashtë vendit nga klientët kosovarë gjatë vitit 2025.

Sipas tyre, kërkesa është më e lartë jo vetëm në krahasim me vitin e kaluar, por edhe me vitet e mëparshme.

“Këtë vit kemi vërejtur një rritje të dukshme të kërkesave për pushime nga klientët tanë. Interesimi për të udhëtuar është shtuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar, dhe në përgjithësi është më i lartë edhe krahasuar me vitet e mëparshme. Kosovarët po tregojnë gjithnjë e më shumë dëshirë për të kaluar pushimet jashtë vendit”, thuhet në përgjigje.

Antalya vazhdon të jetë destinacioni më i kërkuar falë resorteve moderne, cilësisë së lartë të shërbimeve dhe plazheve tërheqëse.

“Edhe këtë vit, Antalya mbetet destinacioni më i kërkuar nga klientët e Eurokoha. Kjo për shkak të kombinimit të shkëlqyer të cilësisë së lartë të shërbimeve, resorteve moderne dhe plazheve të mrekullueshme”, thuhet në përgjigje.

Kompania “Eurokoha” ka bërë të ditur se çmimet për pushimet jashtë vendit kanë pasur lëvizje të vogla por të përballueshme për të gjithë.

“Çmimet janë relativisht të qëndrueshme krahasuar me vitin e kaluar. Në Eurokoha kemi punuar për të ofruar pako të favorshme dhe oferta të personalizuara, me qëllim që pushimet të jenë të përballueshme për të gjithë. Edhe pse ka pasur lëvizje të vogla të çmimeve në disa destinacione, në përgjithësi ato kanë mbetur në të njëjtat nivele si vitin e kaluar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 540)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 194)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com