DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Verifikohen shtesat për fëmijë, dyshime për abuzime

19 Korrik 2026
A A
Verifikohen shtesat për fëmijë, dyshime për abuzime
Share on Facebook

Shteti rrit kontrollin mbi paratë publike. Pas rritjes së shtesave për fëmijë në tridhjetë euro, Ministria e Financave ka nisur një proces të gjerë verifikimi për t`i pastruar listat e përfituesve. Alarmi vjen pas largimit të mbi 37 mijë qytetarëve nga Kosova vetëm brenda një viti, duke ngritur dyshime se mijëra fëmijë që jetojnë në mërgim, vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit.

Rreth 400 e 6 mijë fëmijë në Kosovë marrin çdo muaj shtesat e rritura nga qeveria, por jo të gjithë ata jetojnë realisht këtu. Shifrat alarmante të emigrimit që i jep Agjencia e Statistikave, kanë detyruar Ministrinë e Financave të nisë një aksion të rreptë verifikimi. Qëllimi është i qartë: zbulimi i familjeve që kanë braktisur vendin për bashkim familjar, por që po vazhdojnë të përfitojnë jashtë ligjit nga skemat sociale të Kosovës.

“Ka një numër të atyre që kanë përfituar dhe që nuk kanë qenë banorë të Kosovës. Është një numër i konsiderueshëm i tyre që i janë nënshtruar kontrollit. Meqenëse procesi vazhdon, nuk e kam shifrën e saktë se sa prej tyre janë larguar nga skema e përfitimit për shtesa për fëmijë”, tha Liridon Llozani, këshilltar për media në MPFVLÇ.

Sistemi aktual i shpërndarjes së parave publike po përballet me kritika të ashpra nga ekspertët. Mungesa e kritereve të qarta dhe mosndërlidhja e sistemeve elektronike mes institucioneve po shihet si një mundësi e hapur për keqpërdorimin e fondeve shtetërore.

“Unë e shoh problemin e shtesave si ndihma të parregulluara me ligj, që janë të menjëhershme, pa kritere të qarta dhe që shpërndahen pa një ndërlidhje të sistemeve që e regjistrojnë popullatën, për të parë edhe papunësinë e popullsisë. Tek ne konsiderohen të papunë vetëm ata persona që regjistrohen në zyrat e punësimit, ndërsa të gjithë e dimë që një pjesë e madhe e popullsisë nuk regjistrohet aty”, tha Bardha Qirezi, hulumtuese dhe njohëse e çështjeve sociale dhe arsimore.

Alarmi vjen pas largimit të mbi tridhjetë e shtatë mijë qytetarëve nga Kosova vetëm brenda një viti, duke ngritur dyshime se mijëra fëmijë që jetojnë në mërgim vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Ndaj, për t’i mënjanuar keqpërdorimet e mundshme dhe hapësirat për dyshim, Ministria e Financave ka nisur një aksion të gjerë të krahasimit të të dhënave, duke paralajmëruar gjithashtu një bazë të re ligjore që do ta rregullojë këtë sektor.

“Çështja e shtesave për fëmijë, sikurse edhe disa skema të tjera sociale, do të rregullohet me ligj. Aty do të përcaktohen të gjitha kriteret dhe format e përfitimit. Procesi i verifikimit po bëhet përmes platformës e-Kosova, por edhe përmes Departamentit të Skemave Sociale, duke i krahasuar të dhënat tona me të dhënat që posedojnë institucionet e tjera”. Tha Llozani.

Rritja e shtesave për fëmijë, dukshëm ka rritur edhe numrin e përfituesve të këtyre shtesave. Ndaj, sfida kryesore për institucionet mbetet garantimi që këta miliona euro të taksapaguesve të shkojnë vetëm për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë brenda kufijve të Kosovës. Derisa ligji i ri të jetë gati, platformat digjitale do të jenë filtri kryesor që do të vendosë se kush do të mbetet në listat e përfituesve dhe kush do të largohet nga skema.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 410)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (497)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com